Kërcënimet për sulm në Kosovë, KFOR merr masa: Shton trupat dhe makineritë e rënda

22 Dhjetor 2023 | 10:20

Misioni i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, KFOR ka konfirmuar se ka shtuar numrin e ushtarëve rreth 1000 dhe është përforcuar me makineri më të rëndë, pas sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator.

Në një përgjigje për kohën, KFOR-i ka thënë se nuk spekulon për mundësinë e ndonjë sulmi tjetër të mundshëm në veri, pas alarmit që bënë liderët e shtetit javëve të fundit.

“Ne nuk do të spekulojmë për ndonjë skenar të ardhshëm. Jemi në kontakt të ngushtë me institucionet në Kosovë dhe me organizatat e sigurisë së Kosovës, si dhe me palë të tjera, duke përfshirë misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura Serbe, OSBE-në dhe OKB-në”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Në përgjigje është thënë po ashtu se është trefishuar patrullimi përgjatë kufirit Kosovë-Serbi. KFOR-i ka thënë se mbetet i fokusuar në zbatimin e mandatit që ka, për të ofruar siguri në Kosovë.

“Pas rritjes së tensioneve muajve të fundit, NATO ka vendosur 1000 trupa shtesë dhe pajisje më të rënda. Ne kemi katërfishuar praninë e KFOR-it në veri të Kosovës dhe kemi trefishuar numrin e patrullave, duke përfshirë edhe përgjatë vijës kufitare administrative. Këto janë hapa të matur për të siguruar që misioni i KFOR-it të ketë burimet e nevojshme për të trajtuar çdo skenar dhe për të vazhduar zbatimin e mandatit të tij të OKB-së”, thuhet më tej në përgjigje.

KFOR-i ka thënë se ka bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in për të parandaluar përshkallëzimin e mundshëm dhe se janë të gatshëm t’i përgjigjen çfarëdo sfide.

Sipas KFOR-it, vizita e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, muajin e shkuar në Kosovë, ka qenë mesazh i qartë që duhet të ulen tensionet dhe të ketë përmbajtje nga veprimet që çojnë drejt përshkallëzimit të situatës.

Në fund të shtatorit, në një sulm të organizuar nga serbë të armatosur u vra polici Afrim Bunjaku. Në aksionin pasues, nga Policia u vranë tre sulmues, ndërsa shumica e grupit arriti të ikte.

Që nga ajo kohë, liderët e Kosovës kanë alarmuar në vazhdimësi për prani të shtuar ushtarake nga Serbia përgjatë kufirit me Kosovën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026