Arrestohet i “forti” i Sukthit, zbulohet plani për vrasje me ish-shefin e policisë
Në sajë të informacioneve të marra nga zbërthimi i aplikacionit SKY ECC, SPAK ka zbuluar një tjetër tentativë vrasjeje, ku i përfshirë është ish-shefi i krimeve të Komisariatit nr. 6, Dedan Gjoni, i arrestuar për të njëjtën vepër penale në një rast tjetër.
Bëhet me dije se SPAK ka lëshuar 4 urdhërarreste në lidhje me këtë krim, mes të cilëve është dhe një personazh i njohur i botës së krimit në Shijak, Rexhep Arapi, i njohur si “Kep Arapi”.
Gjatë kohës që Gjoni ka qenë me detyrë më Komisariatin e Shijakut dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin kriminal të Kep Arapit, për të vrarë një person.
Nga provat e mbledhura deri tani, urdhri i krimit është dhënë nga Holanda. Nga hetimet ka rezultuar se ish-efektivi ka thirrur në Komisariat objektivin, u ka thënë autorëve që çfarë ore do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. Autorët më pas janë tërhequr dhe krimi fatmirësisht nuk ndodhi.
Euronews Albania mëson se personi i cili po përgatitej të ekzekutohej ka inicialet XH.P.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta