Vetingu në polici, konfirmohet në detyrë zyrtari i AMP

22 Dhjetor 2023 | 10:53

Shkëlqim Zuriqi, me funksion drejtor i Drejtorisë së Analizës dhe Sigurisë së Personelit, pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Vlerësimit.

Seancat publike për vetingun e funksionarëve të lartë të policisë nisë këtë të hënë më18 dhjetor.

I pari që kaloi në sitën e vetingut ishte Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në Policinë e Shtetit, Edmond Sulaj, i cili u konfirmua ne detyrë.

Në lidhje me rinisjen e vetingut në polici reagoi dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili deklaroi përmes një postimi në rrjete sociale se vetëpastrimi në polici lidhet ngushtësisht me integritetin e drejtuesve.

“Procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të drejtuesve të Policisë. Për këtë qëllim do të vijojë vetingu i funksioneve drejtuese në Policinë e Shtetit si një mekanizëm i domosdoshëm vlerësimi, i cili rrit besueshmërinë e drejtuesve brenda organizatës, por edhe forcon besimin e qytetarëve. Përgëzime Trupave Vlerësuese dhe drejtuesve të AMP për punën voluminoze”, u shpreh Balla.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026