Kërcënimet nga Serbia, Maqedonci: Rastet kur do dërgohen trupat e FSK në Veri
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku foli mbi sfidat e sigurisë me të cilat haset Kosova.
Maqedonci tha se armatosja e Serbisë dhe doncianet që ajo merr për mbështetjen e ushtrisë nga vende Jashtë NATO-s, është një kërcënim për të gjithë rajonin dhe një sfidë për aleancën euro-atlantike.
Maqedonci foli dhe mbi rastet kur trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës mund të shkojnë për operacione në veri të vendit.
Ministri i Mbrojtjes theksoi se FSK ka mandat të veprojë në të gjithë territorin e Kosovës dhe kur të jetë e nevojshme ndërhyrja në operacione në Veri ata do të jenë aty.
Ai tha se lëvizja e trupave të FSK në veri të vendit do të bëhet gjithmonë në koordinim me KFOR-in.
“Forca e Sigurisë së Kosovës ka mandat që të veprojë në të gjithë territorin e Kosovës. Një ndër detyrat kyçe që kemi është mbrojtja e territorit por dhe mbështetja ushtarake e autoriteteve civile që nënkupton mbështetjen e emergjencave civile. Ne kemi qenë prezent dhe në të kaluarën në Veri, kur ka qenë e nevojshme. Ne vazhdojmë të respektojmë vendimin e vitit 2013 për mospërfshirjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës, për operacione në Veri pa koordinim paraprak me KFOR-in. Ne jemi në kontakt me KFOR-in rreth nevojës së tyre për t’i mbështetur në ndonjë operacion të mundshëm në Veri të vendit.
Vendosja me baza në Veri është gjë që përcaktohet me planifikimin e infrastrukturës së FSK. Mund të mos jetë e nevojshme kurrë të vendosim bazë në Veri, ashtu sikurse nuk kemi baza në Jug.
Atëherë kur të nevojitet prezenca jonë atje, ne do të jemi atje, por gjithmonë paaprakisht duke u koordinuar me trupat e KFOR-it.
Kur ka ngjarje ne i ofrojmë mbështetjen NATO-s dhe trupave të KFOR-it, ashtu sikurse dhe ata kanë kërkuar ndihmën e focave tona”, tha Maqedonci.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje