Pikturat në xham, dekorimi i prefeuar i bizneseve në Berat. Rritet kërkesa
Festat e fundvitit kanë bërë që shumë biznese të dekorojnë ambientet e punës për të thithur sa më shumë klientë dhe për ti dhënë gjallëri ditëve festive. Për këtë pjesë në qytetin e Beratit kujdeset një vajzë e quajtur Griselda, e cila përpos faktit që e dashuron pikturën, kërkon të fitojë edhe të ardhura.
“Kam pasur ëndërr që e vogël të vazhdoja që të vazhdoja shkollën për mësuesi për pikture sepse me ka pëlqyer gjithmonë kjo gjë aty ndihem më e qetë, më e mbushur kur i thonë në kuptimin e fjalës sepse atë çka ti nuk mund në një vend tjetër mund ta paraqesesh në një vend tjetër mund ta paraqesësh me pikturë. Këtë gjë kam tre vite që e praktikoj në qytetin e beratit, dy vite e kam praktikuar në tiranë në fasada muresh”, Griselda Braho, vajza me shall.
Pikturat në xham janë më të preferuarat për këtë kohë tregon Griselda. Fillimisht kur e nisi si punë, nuk kishte shumë kërkesë, por me kalimin e kohës situate ndryshoi.
“Në këto tre vite që kam punuar në qytetin e Beratit, si fillim ngaqë dhe nuk njihesha normal që kam pas disa persona të bizneseve nga më të ndryshme si restorante, lokale Butik apo berberanta ndërsa tani kam filluar që është zgjeruar shumë” –tha Griselda Braho.
Me rritjen e kërkesës, ajo kishte nevojë për një ndihmë. Për këtë arsye i lindi ideja që të bashkëpunonte me të motrën.
“Shof motrën që punon edhe unë kam qenë ndihmëse, e ndihmoj me këto gjëra dhe normal aty lindi dhe pasioni im për tu marr me këtë punë”.
Vizatimi në xham është një profesion që vitet e fundit po njeh rritje të konsiderueshme të atyre që e praktikojnë pasi siguron të ardhura të kënaqshme gjatë periudhës së fundvitit.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta