Panairi i traditës në Kolonjë, promovimi i vlerave kulturore, ushqimeve dhe muzikës
E njohur për prodhimet tradicionale, kryesisht të zejtarisë, por dhe ato agropërpunuese, krahina e Kolonjës po organizon çdo vit panaire të shumta për të nxjerrë në pah vlerat e saj.
Kjo është Meqele Isa nga Erseka, e cila në këtë panair është përfaqësuar me zahiretë e dimrit, prodhime të cilat fillimisht i ka përgatitur për familjen e vet por duke qenë se pëlqehen shumë nga turistët e huaj, ajo tashmë e ka kthyer në aktivitet tregtar.
“Gratë kolonjare janë të dëgjuar për gatesën e këtyre trahanave, ushqimeve tradicionale. Kam nxjerr trahana me ngjyrë të kuqe, trahana të bardhë, rosnica, petë, komposto thane, turshira me speca, reçel, raki mani, rrushi, kumbulle, petulla, ëmbëlsira nga të gjitha”, thotë ajo.
Kolonja është e njohur edhe për punimet e dorës, aq të kërkuara nga turistët vendas e më tepër të huaj.
“Unë në këtë panair kam nxjerrë punëdore, që kam nisur t’i bëj që në moshën 5-vjeçare. Kam nxjerrë punëdore të ndryshme të punuara me grep, qëndisje kryqkë, punëdore me shtiza që jo vetëm i reklamojmë, por që duam t’ua lëmë trashëgimi vajzave dhe nuseve”, shprehet një artizane.
Në një panair si ky që ndodh në ditën e trashëgimisë kulturore nuk kishte si të mungonin sazet e Kolonjës. Instrumentisti virtuoz Aleks Xhelili thotë se për të ruajtur traditën e muzikës kolonjare e sazeve të kësaj treve, pjesë e instrumenteve të frymës dhe jo vetëm janë bërë edhe të rinjtë kolonjare.
“Organizojmë një koncert me qellim qe ti ruajmë ato vlera që ka ky popull qe jeton këtu. Në këtë koncert marrin pjesë këngëtarët mbartës të folklorit, fanatikë e njëkohësisht e veçanta e këtij koncerti është se marrin pjesë të rinj debutues që e duan muzikën popullore”, shprehet Xhelili.
Vetëm këtë vit krahinën e Kolonjës e kanë vizituar me shume se 25.000 turistë nga vende të ndryshme të botës. Për të tërhequr sa më shumë turistë, sipas kryetarit të bashkisë Erion Isai, panaire të kësaj natyre do të jenë të vazhdueshme edhe sepse tërheqin vëmendjen e vizitorëve
Në qytetin e Ersekës dhe fshatrat turistikë të njohur të zonës ka më shumë se 40 hotele, bujtina dhe shtëpi pritëse me më tepër se 600 vende akomodimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve