Turizmi kulturor në Elbasan, në muze dyfishohen vizitorët, kryesojnë gjermanët
Shqipëri po përjeton një vit rekord të turizmit. Elbasani ka pasur dyfish me tepër vizitorë nga viti i shkuar. Këtë e konfirmojnë jo vetëm numri i lartë i turisteve në rrugët e qytetit, por edhe dokumentimi i vizitave në Muzeun Etnografik te Elbasanit.
” Po edhe këtu në Muze kemi pasur shumë vizitorë, duke e krahasuar me një vit më parë, flasim për sezonin turistik, Maj -Shtator, kemi dyfishin e vizitorëve. Pjesa më e madhe kanë qenë Gjerman, sepse vjet kemi pasur pak grupe të organizuara që vinin me agjenci, këtë vit kemi pasur shumë “,-tha Silva Belegu, Drejtoreshë e Qendrës së Trashëgimisë Kulturore
Muzeu Etnografik i Elbasanit, për nga lloji, kultura dhe origjinaliteti i tij është një nga më të rrallët në vend. Por për çfarë interesohen vizitorët të shohin me tepër në këtë muze?
” Kur vijnë i kanë ide të qarta, kanë marrë guida ose një informacion, e dinë që në Elbasan ka një Muze Etnografik, dhe kur dalin janë të kënaqur me atë çfarë kanë parë. Jo të gjithë janë ekspertë etnografë por arrijnë të kuptojnë që veshjet dhe objektet e tjera janë origjinale, “- tha Silva Belegu, Drejtoreshë e Qendrës së Trashëgimisë Kulturore
Në Muzeun Etnografik në Elbasan pasqyrohet jeta e një familjeje qytetare elbasanase, në një shtëpi karakteristike të ndërtuar me çardak, e cila edhe për nga arkitektura është një ndërtesë e veçantë. Këtë e konfirmon dhe Vilma Igishta që e viziton muzeun sa here kthehet ne shqipëri.
” Më pëlqen sepse unë kam lindur në Elbasan dhe kam 23 vite që rri jashtë shtetit. Sa herë që vij e vizitoj sepse janë rrënjët e vendit tim. Dhe e dyta më pëlqen arti më pëlqen historia e traditave shqiptare, dhe e traditave të Elbasanit duke filluar që nga tezjatë, perdet fustanet, enët e bakrit, pra historia e njërzimit”,-tha Vilma Igishta.
Objektet më të vizitueshme janë Muzeu Etnografik, Kalaja fushore e Elbasanit që daton me shek e XV të erës sonë, bazilika paleokristiane e Bezistanit e zbuluar vitet e fundit, monumentet historike, natyrore si rrapi i Bezistanit, objektet e kultit etj.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve