I hetoi kur ishte në detyrë, një grup kriminal plan për vrasjen e Gledis Nanos

22 Dhjetor 2023 | 18:06

Një informacion ka rënë në dorën e Policisë, lidhur me një grup që kishte planifikuar të ekzekutonte ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Sipas burimeve, mësohet se një grup i rrezikshëm, të cilin Nano e hetoi kur ishte kreu i anti-terrorit, kishte planifikuar eliminimin e tij.

Ngjarja mësohet se është regjistruar rreth 3 muaj më parë. Gledis Nano nuk është vënë në dijeni nga Policia lidhur me këtë ngjarje dhe madje ndaj Nanos e familjes së tij nuk janë shtuar masat mbrojtëse nga policia.

Kujtojmë që Nano u shkarkua si drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 31 gusht 2022 vetëm pas 10 muajsh në detyrë, me argumentin e qeverisë se nuk kishte realizuar objektivat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO lë në burg Florjan Musajn, pjesë e grupit kriminal për trafik droge

Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e arrestit në burg për Florjan Musajn, të vetmin të arrestuar në kuadër të një operacioni kundër një grupi të...
12:27 | 17/06/2026

Deklarata e deputetes Koçeku për kërcënim, reagon avokati i Bajrave

Avokati i familjes Bajraj ka reaguar pas deklaratës publike të deputetes Marjana Koçeku, duke i cilësuar ato si të pabazuara në prova dhe me karakter...
12:17 | 17/06/2026

Mesazhi i ish-deputetes së PS për kërcënim nga Bajrat, Policia e Shkodrës reagon për Euronews Albania

Pas mesazhit të ish-deputetes së Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, për kërcënim nga Bajrat e Shkodrës, Euronews Albania iu drejtua institucioneve ligjzbatuese për të marrë informacion...
11:56 | 17/06/2026