Putin heq nga gara rivalen, kandidates së pavarur i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje
Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë ka refuzuar regjistrimin si kandidate për presidente në zgjedhjet të një prej rivalëve të Vladimir Putin.
Drejtues të Komisionit thanë se ka pasur “gabime në dokumentet” e dorëzuara nga Yekaterina Duntsova dhe ajo nuk mund të zyrtarizohet si kandidate. Duntsova ish-gazetare dhe këshilltare komunale, e cila ka bërë fushatë “për paqe dhe procese demokratike”, vlerësohej si një figurë me mbështetje të madhe në opinionin publik.
Komisioni tha se Duntsova nuk mund të kalojë në fazën e re për të mbledhur nënshkrimet e mijëra mbështetësve të saj.
Vendimi i Komisionit të Zgjedhjeve shihet si një vendim i pastër politik për të mos i krijuar Vladimir Putinit telashe gjatë fushatës zgjedhore të vitit të ardhshëm. Ish-gazetarja ka qenë kritike në shumë raste ndaj politikave të Vladimir Putin dhe Luftës në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU:
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për marrjen e kapaciteve kompjuterike
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus
- 22:24 Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për marrjen e kapaciteve kompjuterike
- 22:21 Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
- 22:20 Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus
- 22:09 Malkaj debat me përfaqësuesin e PS: Kudo që ka protestë do jem aty, Muharremi: Qytetarët kanë zgjedhur vizionin tonë
- 22:00 Shqipëria humbet edhe miqësoren e dytë nën drejtimin e trajnerit të ri, Luksemburgu fiton në Tiranë
- 21:14 I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i pajetë studenti amerikan