Kush është 40-vjeçarja që sfidon Putin, synon të rrëzojë nga froni kreun e Kremlinit
Vladimir Putin njoftoi të premte se do të rikandidojë për president, por kë do të ketë përballë? Një grua e panjohur po sfidon liderin rus. Ajo quhet Yekaterina Duntsova, 40 vjeç, gazetare, avokate dhe nënë e tre fëmijëve, që pavarësisht eksperiencës së vakët politike synon të rrëzojë nga froni Putin në zgjedhjet e 17 marsit 2024.
Ajo është zotuar për paqe me Ukrainën, lirimin e kritikëve të burgosur të qeverisë dhe paraqitjen e Rusisë me një ‘fytyrë humane’, që dëgjon shqetësimet e qytetarëve. Sipas saj, kjo mund t’u japë shpresë kundërshtarëve të operacionit ushtarak në Ukrainë, centralizimit të pushtetit dhe dorës së hekurt ndaj disidencës. Duntsova është e vetëdijshme për rrezikun.
“Nga etiketimi si agjente e huaj deri tek burgimi. Mund ta imagjinoj se cilat do të jenë pasojat për mua”, deklaroi Yekaterina Duntsova, kandidate për presidente, Rusi:
E pyetur se si do të duket Rusia në rast se fiton, ajo shprehet: “Së pari do të jetë një Rusi me fytyrë humane, që nuk është e mbyllur, por paqësore, miqësore dhe gati të bashkëpunojë me këdo bazuar tek respekti. Mbi të gjitha, ky respekt duhet të shtrihet në gjithë vendin. Është e rëndësishme të pajtojmë njerëzit që jetojnë këtu”.
Për Duntsovën, edhe arritja deri në raundin e dytë do të jetë një fitore, pasi do të thotë se mbështetja për kreun aktual të shtetit nuk është aq e lartë sikurse thonë sondazhet, se 90 për qind e popullsisë e mbështet atë.
Një grup i quajtur “Selia Qendrore”, i krijuar nga aktivistët që ndihmojnë të ikurit të sistemohen jashtë shtetit, beson se pjesëmarrja e sfidantëve të Putin përbën një gur kilometrik.
“Ajo është gruaja e vetme që kandidon dhe kandidatja e vetme që nuk është përfshirë në punët dhe aferat e qeverisë”, deklaroi Andrei Davydov, koordinator i “Selia Qendrore”.
Analistë të tjerë besojnë se Duntsova ka pak shanse që të regjistrohet si kandidate, pasi mund të bëhet udhëheqësja e ndjesisë anti-Putin.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)