“Rock Festival” në Gjirokastër, tingujt e muzikës gjallërojnë atmosferën e fundvitit
Atmosferës festive të fundvitit në Gjirokastër i janë shtuar tingujt e muzikës rock. Për dy netë me radhë në skenën artistike të “Rock Festival” performuan emrat më të njohur të kësaj muzike si: Eugent Bushpepa, Altin Goci, grupi “Burn”, “Urban Band” , Jericho dhe Renis Gjoka.
“Gjithë muajit dhjetor në Gjirokastër ka qenë një muaj feste, çdo natë të premte, të shtunë dhe të diel në Pazarin e Gjirokastrës ka muzikë live, gjatë gjithë këtij muaji janë mbajtur programe artistike nga shkolat, nga fëmijët, teatri profesionist vetëm për ditët e fundvitit ka shfaqur një premierë të re artistike, mendoj se është një atmosferë mjaft e gëzuar, mjaft e larmishme”,- Kudret Alikaj, drejtor i turizmit dhe aktiviteteve, Bashkia Gjirokastër
Dekori festiv si dhe organizimet e larmishme e kanë kthyer Gjirokastrën në këtë fundviti në destinacion të preferuar për turistët vendas dhe të huaj
“Në fakt kjo ka qenë strategjia e bashkisë për të prurë në Gjirokastër sa me shumë turistë gjatë këtij dhjetori që ishte pak i ftohtë por në fakt aktivitetet, njerëzit gjallëria e kanë bërë ndoshta një muaj të nxehtë si edhe muajt e veres”,-tha Kudret Alikaj, drejtor i turizmit dhe aktiviteteve, Bashkia Gjirokastër.
Organizimet kulturore në Gjirokastër do të vazhdojnë përgjatë gjithë fundvitit si dhe në ditët e para të 2024-ës.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje