Përfshihet nga flakët qendra tregtare, evakuuohen njerëzit e pranishëm

25 Dhjetor 2023 | 15:08

Një zjarr ka përfshirë një qendre tregtare në qytetin e Lushnjës. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se zjarri ka përfshirë katin e tretë të qendrës tregtare.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie si edhe ato të shërbimit zjarrfikës. Korrenspodenti i Euronews Albania, bën me dije se në qendrën tregtare ndodhen njerëz të cilët po nxirren me urgjencë jashtë ambienteve të bizneseve.

Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve si dhe evakuuimin e personave.

Ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qëndrën Tregëtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregëtare.

Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve.

Shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026