I moshuari vdiq nga zjarri në banesë/ Zjarrfikësi: E gjetëm pas shumë kërkimesh
Një ngjarje shumë e rëndë ndodhi Bubullimë të Lushnjës, ku shtëpia e një çifti të moshuarish u përfshi nga zjarri, për pasojë humbi jetën 82-vjeçari Koli Koçi.
Shefi i Zjarrfikësve Lushnjë, Xhezmi Metushi tha për “Good Morning Albanians” se kur kanë mbërritur e gjithë ndërtesa ishte në flaken dhe çatia kishte rënë. Sipas Metushit shkak mendohet të ketë qenë soba e druve me të cilin ngroheshin të moshuarit.
Ai tha se në fillim ishte e vështirë gjetja e të moshuarit pasi ai ishte mbuluar nga inertet.
“Kufoma është gjetur mes shumë kërkimesh midis derës së banesës, frigoriferit dhe krevatit. Po të bëjmë një trekëndësh është gjetur mes këtyre tre objekteve pas shumë kërkimesh.
Në atë moment ishte shumë e vështirë. Zjarrëfikësist hynë brenda në tym, kërkuan por ishte e pamundur, sepse ai ishte mbuluar nga inertet e shembura të shtëpisë. Ne fillimisht kontrolluam krevatët që ishin shumë afër dhe duke kërkuar rreth ambientit arritëm ta konstatonim se ku ishte”, tha Xhezmi Metushi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues