Apartamente, prona e makina/ Sekuestrohen 15 pasuri të Arben Kaçorrit e familjarëve

26 Dhjetor 2023 | 10:59

GJKKO ka sekuestruar 15 pasuri të shtetasit Arben Kaçorri dhe familjarëve të tij, të cilat përfshinin prona, apartamente e automjete.

Përmes një njoftimi, GJKKO bën me dije se sekuestrimi i këtyre pasurive u krye me kërkesë të SPAK, mbi dyshimet se ato buronin nga aktivitet kriminal.

Njoftim për shtyp

Konfiskime (Kaçorri)

Krahas ushtrimit të ndjekjes penale, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka në fokus të saj edhe identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që dyshohet se rrjedhin nga krimi.

Në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të luftës kundër terrorizimit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit Arben Kaçorri dhe personave të lidhur.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.27 datë 12.07.2023, ndërmjet të tjerave ka vendosur konfiskimin e pasurive si më poshtë:

Pasuria e llojit Apartament me sipërfaqe 70,03 m2, me adrese Rr “Kavajës”, Tiranë, në pronësi të shtetases Eljona Pal Kaçorri.

Pasuria e llojit Apartament me sipërfaqe 70,03 m2, me adrese Rr “Kavajës”, në pronësi të shtetases Eljona Pal Kaçorri .

Pasuria e llojit Garazh me sipërfaqe 12,50 m2, me adrese Rr “Kavajës”, në pronësi të shtetases Eljona Pal Kaçorri.

Pasuria me adresë  “Komuna e Parisit”, Tiranë, e llojit Garazh me sipërfaqe 14, 50 m2 në pronësi të shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri.

Pasuria me adresë  “Komuna e Parisit”, Tiranë, e llojit Garazh me sipërfaqe 14, 50 m2 në pronësi të shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri.

Pasuria e aplikuar në procesin e legalizimit, Qarku Tiranë, banese 2 Kat me Parkim me sipërfaqe të gjurmës se ndërtimit 140 m2 dhe sipërfaqe trualli 458 m2, ndërtuar ne vitin ndërtimi 1996, me adrese ne Njësinë nr 5 Tirane, në pronësi të shtetasit Pjetër Ndue Kaçorri.

Pasuria me adresë “Ishull Shëngjin”, Lezhë, e llojit Apartament me sipërfaqe 64,1 m2, në pronësi të  shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri

Pasuria me adresë  “Rrëshen”, Mirditë, e llojit Truall + Ndertesë (Ish Rep Ambalazh te Vajit)  me sipërfaqe 1400 m2 truall, nga të cilat 325 m2 ndërtesë, në pronësi të shtetasit Pjetër Ndue Kaçorri.

Pasuria Godine 3 Kate, Lokal Shërbimi dhe Tregtie, me sipërfaqe 278 m2, Rrëshen, Mirditë, në pronësi të shtetasve Arben Pjetër Kaçorri, Besnik Pjetër Kaçorri, Valentino Pjetër Kaçorri, Marie Zef Kaçorri, Donika Pjetër Shurbi (Kaçorri),etj .

Pasuria me adrese Rr. “Komuna e Parisit”, Tirane, e llojit apartament nr.22,  me siperfaqe totale 104 m2 (siperfaqe shërbimi 12m2) dhe verande sip 128 m2, në pronësi të shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri.

Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 99,40 m2, ne rrugën “Don Bosko”, në pronësi të shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri.

Pasuria me sip 14,3 m2 e llojit Bodrum, me adrese ne Shëngjin, në pronësi të shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri.

Pasuria  e premtuar per shitje shtetasit Valentino Pjetër Kaçorri (sipas kontratës se kaparit dhe premtim shitje Nr 4149/3019, date 21.12.2013) per token bujqësore – ullishte me siperfaqe 2000 m2 ne vendin e quajtur “Gosqea”, e ndodhur ne fshatin Gjilekë, Dhërmi.

Automjeti MERCEDEZ BENZ i tipit 903 Modeli 313CDI, me nafte, i vit prodhimit 2004, ngjyrë e bardhe në emër të shtetasit Valentino Pjetër Kaçorri.

Automjeti MERCEDEZ BENZ i tipit 166 Modeli ML350BLU, me karburant nafte, i vit prodhimit 2012, ngjyrë te zeze, në pronësi të shtetases  Eljona Pal Kaçorri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026