Rama e Balluku vizitojnë punimet në tunelin e Murrizit: Pse projekti ka qenë sfidues

26 Dhjetor 2023 | 14:25

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, kanë vizituar punimet në tunelin e Murrizit, të cilat kanë vonuar përfundimin e plotë të Rrugës së Arbërit.

Balluku u shpreh se zona ku po ndërtohet tuneli është një zonë sfiduese, pasi është një zonë ujëmbajtëse.

Ajo tha gjithashtu se nuk ka pasur kosto të shtuara për këtë projekt, veç kostove të nënshkruara në kontratën fillestare.

“Nuk ka pasur asnjë kosto të shtuar. Pra shifra me të cilat është nënshkruar kontrata, është ajo që është edhe tani. Sepse është folur shumë për kosto ekstra, për kosto të fshehura.

Gjeologjia e gjithë zonës së Tiranës është një gjeologji sfiduese, nuk ka krahasim me pjesë të tjera të vendit, sepse është zonë ujëmbajtëse, prandaj edhe është ndërtuar kryqyteti këtu.

Vështirësi kemi pasur edhe në bypassin e Vlorës. I vetmi zhgënjim që kemi pasur në Llogara ka qenë se kemi shpresuar të gjenim ujë, por rrjedhjet ishin shumë të vogla dhe ato ishin të mbledhura nga reshjet e shiut.

Në 30 qershor na është dhënë fjala nga kompania që po ndërton se do të dorëzojë gjithçka para nisjes së sezonit, në korrik, megjithëse në kontratë e kemi 36 muaj, pra në nëntor të vitit të ardhshëm”, tha Balluku.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama tha se më e keqja ka kaluar dhe ka shpresa të mëdha që viti 2024 të shënojë edhe përfundimin e këtij projekti.

“Tuneli i Murrizit – Dalja e dritës, nga bashkimi i të dy anëve të kantierit më sfidues të punëve të mëdha publike, është çasti i shumëpritur i një përpjekjeje të zgjatur nga gjeologjia tejet e pafavorshme, e cila ka sjellë shtyrjen e përfundimit të plotë të Rrugës së Arbërit

Ky tunel ka nisur në 2018 dhe do të përfundojë në 2024, ndërsa tuneli i Llogarasë, i cili përfundon në qershor 2024 ka nisur shumë më vonë se sa ky, por duke pasur një gjeologji shumë më të favorshme në Llogara, e njëjta kompani ecën me rreth 20m në ditë, ndërkohë që në Murriz përparon me afro 2m në ditë

Gjithësesi, më e keqja ka kaluar dhe tanimë drita e sotme është një arsye e fortë për të besuar që 2024 do ta vulosë edhe fundin e kësaj vepre kaq sfiduese”, ka shkruar Rama në Facebook.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026