Korrupsion në drejtësi, 5 mijë € për zbutjen e masës së sigurisë në Apelin e Korçës
6 persona mes tyre edhe avokat po hetohen nga SPAK për një rast të dyshuar korrupsioni në Gjykatën e Apelit të Korçës, para se me hartën e re gjyqësore ky institucion të mbyllej.
Ata akuzohen për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.
Sipas prokurorisë së posaçme Nikoll Hafesllari, Nikoll Jesku, Dajana Kodra, Dritan Tabaku, Bledar Kozici e Artiana Kozici, kanë kërkuar një shume prej 5 mijë eurosh me qëllim ushtrimin e ndikimit në Gjykatën e Apelit Korçë, për zbutjen e masës së sigurimit të një shtetasi që hetohej për “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Për 3 prej personave është caktuar masa e arrestit me burg nga gjykata e posaçme, për 1 arrest në shtëpi dhe për 2 detyrim paraqitje.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur