Caktohet gjyqtarja që do shqyrtojë kërkesën e Berishës për përjashtimin e Gjokës
26 Dhjetor 2023 |
21:20
Kërkesa e avokatëve të Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka do të shqyrtohet nga gjyqtarja Rudina Palloi, e cila është përcaktuar me short.
Seanca e sotme në GJKKO për caktimin e masës së sigurisë për Berishën u shty pasi avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me parashtrimet.
Gjithashtu, ata kërkuan dhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Për gjyqtaren vetë Sali Berisha është shprehur se ajo është në konflikt interesi, pasi ajo është shkarkuar nga detyra në kohën kur Sali Berisha mbante detyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë e njëkohësisht edhe detyrën e kryetarit të Këshillit të lartë të drejtësisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh