Dash Sula: Berisha ka shumë gjynahe, i kanë rënë kreditet, por pa të s’ka zgjidhje

26 Dhjetor 2023 | 21:57

Deputeti i PD, Dash Sula tha në emisionin Now në Euronews Albania Sali Berisha me gjithë të metat dhe mëkatet e tij në të shkuarën, nuk është e keqja më e madhe e vendit.

Sipas tij e keqja më e madhe sot është mazhoranca që ka kapur gjithçka dhe është e zhytur në korrupsion. Për Sulën, pa Berishën, opozita nuk e gjen dot zgjidhjen e ngërçit ku ndodhet, pasi ky i fundit ka pas shumicën e popullit opozitar.

“Po ndodh një fenomen që lideri i kësaj shumice opozitare po izolohet. Ka mëkate s’ka mëkate është tjetër gjë, por të shikosh sot të keqen më të madhe një 80-vjeçar që ka 10 vjet që nuk është në pushtet që nuk ka asnjë ndikim në ekonominë e vendit kur sot e dimë çfarë ndodh me korrupsionin në këtë vend. Problemi më i madh nuk është opozita, është mazhoranca që po kontrollon gjithçka në këtë shtet.

Berisha ka gjynahet e veta, ka dritëhijet e së kaluarës por nuk është e keqja më e madhe. Për mua i përket të shkuarës, i kanë rënë kreditet, por pa të nuk ka zgjidhje se ka një popull opozitar prapa”, tha Sula.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026