I kushtoi jetën ribashkimit të vendit, ndërron jetë ish-ministri i Gjermanisë
Ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare, ish-ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble.
Sipas mediave të huaja, lajmin për vdekjen e tij se ka bërë të ditur familja e tij përmes një njoftimi, ku thuhet se politikani 81-vjeçar ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij mbrëmjen e së martës.
Schäuble, i cili ishte deputet i Bundestagut për 50 vite, la pas gruan e tij 80-vjeçare Ingeborg, katër fëmijë dhe katër nipër e mbesa.
Schaeuble kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij kushtuar ribashkimit të vendit të tij dhe më vonë shërbeu si ministër i financave i ish-kancelares Angela Merkel gjatë krizës së borxhit të eurozonës.
Schaeuble ishte anëtar i Partisë Kristian Demokrate të qendrës së djathtë të Merkelit që nga viti 1965 dhe u bë anëtar i parlamentit në vitin 1972, duke e bërë atë një nga politikanët më jetëgjatë në Gjermani.
Në tetor 1990 Schäuble u qëllua nga një i sëmurë mendor gjatë një mitingu të fushatës dhe që atëherë ka qenë në karrige me rrota.
Pas zgjedhjeve federale të vitit 2021, të cilat Demokristianët i humbën, Schäuble u largua nga komitetet drejtuese. Në Bundestag, Berber Bas u bë president dhe Schäuble ishte anëtar i Parlamentit deri në vdekjen e tij.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush