Arrestohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur kandidati për deputet i LSI në Elbasan
Policia e Elbasanit njoftoi se ka arrestuar në flagrancë për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, shtetasin Sokol Skura, 42 vjeç. Skura është gjithashtu kandidati i pestë për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në listën e Elbasanit.
Kryetarja e LSI, znj. Monika Kryemadhi zyrtarizoi sot listën e kandidatëve për deputetë të forcës politike që ajo drejton, duke zbardhur emrat që do të garojnë në secilin qark.
Sipas Kodit Rrugor, nëse drejtuesi i mjetit rezulton me përmbajtje alkooli nga 0.8 g/l deri në 1.5 g/l, pezullohet leja e drejtimit nga 1-2 vjet dhe vendoset gjobë nga 20-40 mijë lekë.
Euronews Albania kontaktoi zyrën e shtypit të LSI për të marrë një reagim zyrtar për ngjarjen dhe mësoi se LSI do të dalë në vijim me një komunikim lidhur me rastin në fjalë.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës