Gërvalla kërkon mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për njohje nga 5 vendet e BE

27 Dhjetor 2023 | 22:21

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla tha sot në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë se presin që gjatë vitit të ardhshëm Kosova të bëhet anëtare në Këshillin e Evropës.

Ministrja e Gërvalla foli edhe për shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Ajo kërkon mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për njohje nga pesë vendet e BE-së.

“Gjatë këtij viti gjithashtu kemi bërë progres të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Me gjithë lobimin masiv dhe agresiv të Serbisë dhe aleatëve të saj, Kosova e ka kaluar me sukses votimin në Këshillin Ministror. Gjatë vitit të ardhshëm do të vazhdojmë të punojmë intensivisht për të mundësuar anëtarësimin sa më të shpejt në këtë institucion nga më të rëndësishmit jo vetëm për subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, por edhe realizimin e të drejtave individuale të qytetarëve tanë. Edhe me shtetet jo njohëse kemi pasur përparim të dukshëm në marrëdhëniet bilaterale në fusha të ndryshme. Kemi luftuar me sukses fushatën për çnjohje të Serbisë. Vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës kanë kryesisht arsye të brendshme politike për këtë. Mirëpo, edhe pse jemi të ndërgjegjshëm që për t’i bindur shtetet për njohjen e Kosovës na nevojitet edhe mbështetja e partnerëve, miqve dhe aleatëve tanë”, thekson Gërvalla.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Osmani: Kosova sa më shpejt në NATO dhe BE, vonesat destabilizojnë Ballkanin

Ministri i Mbrojtjes: Kosova e kërcënuar, prezencë ushtarake përgjatë kufirit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026