Ministri i Mbrojtjes: Kosova e kërcënuar, prezencë ushtarake përgjatë kufirit

22 Dhjetor 2023 | 13:06

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci tregoi në një intervistë për Euronews Albania, tha se janë të kërcënuar ende nga Serbia.

Ai theksoi se kërcënimi vjen për shkak të prezencës ushtarake në jug të Serbisë dhe përgjatë kufirit të Kosovës.

Më tej ministri nënvizoi se në kufi janë 48 baza të përparme operacionale.

“Ne përgatitemi për t’u ballafaquar me sfidat dhe rreziqet. Është dhe vazhdon të mbetet kërcënim prezenca ushtarake e Serbisë në jug të territorit të saj. Kërcënimi kryesor vjen për shkak të qasjes hegjemoniste dhe agresive që politika  e Serbisë ka në raport me Republikën e Kosovës. Prezenca ushtarake në jug të Serbisë dhe përgjatë kufirit në Kosovë është vetëm një zgjatje e qasjes hegjemonike që politika e Serbisë ka me Kosovën për një kohë të gjatë.

Përgjatë vijës kufitare me Kosovën më saktësisht 300 metra deri në 5 kilometra larg kufirit të Kosovës, përgjatë gjithë vijës janë të vendosura 48 baza të përparme operacionale, 28 prej tyre janë ushtarake dhe 20 janë të xhandamërisë. Këto baza kanë një numër të konsiderueshëm të ushtarëve dhe personelit ushtarak të vendosura në to dhe pajisje ushtarake dhe me të vërtetë krijon një tej zgjatje të tre brigadave  të ushtrisë serbe që janë të dislokuara në jug të Serbisë. Kjo prezencë paraqet kërcënim për ne”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026