Ndezi tymuese në parlament, Noka rrezikon 2 muaj përjashtim. PS kërkesë Kuvendit
Partia Socialiste kërkon përjashtimin nga komisionet parlamentare dhe seancat plenare të deputetit të PD, Flamur Noka për shkak të veprimeve të kryera në seancën e të enjtes me përdorimin e tymueseve.
Pritet të mblidhet Sekretariat i etikës për të marrë vendimin. Deputeti Noka do të përjashtohet në bazë të rregullores së re të miratuar. Deputeti rrezikon përjashtim nga 30 deri në 60 ditë.
Kujtojmë se me 75 vota pro dhe brenda 8 minutave Kuvendi votoi në seancën e kësaj të enjteje kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit për deputetin Sali Berisha.
Seanca u shoqërua me përplasje të forta mes efektivëve të gardës dhe deputetëve të opozitës të cilët bllokuan me karrige foltoren e Kuvendit dhe ndezin flakadanë.
Ish-kryeministri refuzoi të merrte fjalën gjatë nisjes së seancës plenare, ku iu kërkua të fliste mbi kërkesën e SPAK. Berisha kërkoi nga kryetarja e Kuvendit që të hiqej Garda e Republikës nga foltorja në mënyrë që ai të merrte fjalën.
Me vendimin e parlamentit tani i hapet rruga gjykatës për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë