Houthi sulme në Detin e Kuq, rebelët e mbështetur nga Irani po godasin anijet
Rebelët Houthi në Jemen, të mbështetur nga Irani, kanë pranuar se kanë lëshuar një raketë ndaj një anije në Detin e Kuq dhe kanë kryer një sulm me dron drejt Izraelit.
Ushtria amerikane rrëzoi shumë drone dhe raketa sulmuese të lëshuara nga Houthi në Detin e Kuq të martën, tha Komanda Ushtarake e SHBA në Lindjen e Mesme.
Mjete të ndryshme ushtarake, duke përfshirë avionë, “shkatërruan 12 dronë sulmues, 3 raketa balistike të drejtuara kundër anijeve dhe 2 raketa lundrimi në jug të Detit të Kuq.
Ushtria izraelite njoftoi nga ana e saj se kishte kapur “një objektiv ajror armiqësor” që po shkonte drejt territorit të saj.
Që nga fillimi i luftës, Houthi-t kanë shtuar sulmet në Detin e Kuq kundër anijeve që kanë për destinacion Izraelin, apo dalin nga portet e tij.
Shtetet e Bashkuara kanë nisur një operacion ndërkombëtar ushtarak për të mbrojtur anijet tregtare në detin e kuq, që është edhe një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West