Bie besimi në institucione, shqiptarët besojnë më shumë përfaqësuesit fetarë

8 Mars 2021 | 17:36

Besimi i shqiptarëve në institucione pësoi rënie gjatë periudhës janar-shkurt në një vlerë mesatareje prej 7% teksa Kuvendi u rendit si institucioni më pak i besueshëm.

Kjo u vu re nga sondazhi i dytë i MRB-së për Euronews Albania ku nga 37.3% që ishte në periudhën dhjetor-janar, vlerësimi mesatar i shqiptarëve në lidhje me besimin në institucione të ndryshme ra në 30.3% (-7%).

Ndër institucionet më pak të besueshme u renditën Prokuroria (26.8%), Gjykata Kushtetuese (26.1%), përfaqësuesit e shoqërisë civile (22.6%), portalet dhe rrjetet sociale (22.4%), gjykatat (21.4%) dhe Kuvendi (19.6%).

Qytetarëve iu kërkua të përgjigjeshin për besimin rreth institucioneve të caktuara, me një shkallë vlerësimi 0-10, ku 0 ishte “nuk e besoj aspak” dhe 10 “e besoj plotësisht”.

Në sondazh ndër më të besuarat u renditën përfaqësuesit fetarë (38.9%), qeveria (38.2%), media (37.5%) dhe policia (35.2%). Vihet re një rënie e besimit ndaj komunitetit ndërkombëtar nga 47.9% në 34.8%.

Metodologjia

Sondazhi i kombëtar i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB zhvilloi 1,600 intervista ballë për ballë me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) në 12 zona elektorale urbane dhe rurale, fillimisht nga 22 dhjetori më 13 janar e më pas nga 25 janari më 12 shkurt.

Nga të intervistuarit, diçka më shumë se gjysma ishin femra (51%).

Preferenca për koalicionet, performancën e qeverisë dhe opozitës, si dhe prirja e votës ishin disa nga tematikat kryesore që u morën nën analizë, rreth dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në vend.

Lexoni gjithashtu:

Ndërkombëtarët, shëndetësia dhe shkollat zënë vendet kryesore të institucioneve më të besuara nga shqiptarët

Të rinjtë me besimin më të lartë tek opozita dhe mediat online

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021