Në ”Ilva Now” diskutohet sondazhi i dytë se kë besojnë shqiptarët?

8 Mars 2021 | 19:34

Parlamenti rezulton institucioni më pak i besueshëm nga shqiptarët, ndërkohë që në tërësi besimi ndaj institucioneve ka rënë gjatë periudhës janar-shkurt.

Kështu rezultoi nga sondazhi i dytë i MRB-së për periudhën janar-shkurt, ku pati 7% rënie të mesatares së përgjithshme të besimit ndaj institucioneve dhe në tërësi shqiptarët u besojnë më tepër përfaqësuesve fetarë se sa qeverisë, apo dhe vetë përfaqësuesve të tyre në parlament.

Lexo më shumë: Bie besimi në institucione, shqiptarët besojnë më shumë përfaqësuesit fetarë

Drejtuesja e “Open Data Albania” Aranita Brahaj i komentoi uljet e besueshmërisë në institucione, pa përjashtuar qeverinë dhe opozitën, si rezultat i pesimizmit që karakterizon elektoratin shqiptar.

Analisti Plator Nesturin e tërhoqi vëmendjen rënia e besimit te komuniteti ndërkombëtar, ku nga sondazhi i shkuar rezultonte ndër më të besuarit.

Gjergji Vurmo, drejtues i programit Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim e përqendroi komentin te fakti se për qeverisjen vendore dhe atë qëndrore ka diferencë në besueshmëri ku qytetarët i besojnë më tepër qeverisë se sa bashkive, pavarësisht se edhe këto të fundit, prej vitit 2019 kontrollohen nga e njëjta parti.

Juristi Plarent Ndrecaj u shpreh se në tërësi rezultati është pozitiv për qeverinë dhe “shumë problematike faktin se në rënie besueshmërie mbetet opozita”. Ai pranoi se besueshmëria në tërësi ka qenë në rënie ndaj të gjitha institucioneve, por tha se nga opozita ka pritshmëri më të mëdha duke qenë se ajo pret të marrë drejtimin e vendit.

Besimi i ulët te ndërkombëtarët dhe shoqëria civile nxiti debat mes analistëve.

Lexo më shumë: Ekspertët diskutojnë se përse shqiptarët s’kanë besim te shoqëria civile

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021