Nga “Sterilizimi” te hetimet për Sky Ecc dhe korrupsionin, flet kreu i SPAK
Në një takim informal me gazetarët kreu i SPAK Altin Dumani, iu përgjigj disa pyetjeve me interes që kanë të bëjnë me çështje konkrete ndaj të cilave organi i akuzës ka hetime, apo akuza të paraqitura në gjykatë.
Altin Dumani nuk dha shifra zyrtarësh kryesisht policorë të dalë nga transkriptet e Encro Chat dhe Sky Ecc, por tha se pothuajse në çdo material, ka emra të tyre të përfshirë.
Ai foli edhe lidhur me çështjen e posedimit të një aparati të tillë, ku qëndrimi i tij nxjerr në pah përplasjen me Ministrinë e Brendshme që disa javë më parë komunikoi se çdo punonjës policie që i kanë përdorur duhet të përjashtohet nga strukturat.
Dumani: “Mbajtja e këtyre aplikacioneve nuk përbën vepër penale, jo çdo bisedë që kryhej aty përben shkelje, por nëse ka komunikime që i kompromentojnë atëherë është çështje tjetër që verifikohen e merren masa. Por në çdo hetim na dalin një ose më shumë polic, gjithashtu nuk kanë munguar edhe në radhët e prokurorëve, ju marr shembull rast që tashmë është publik Xhevahir Lita”.
Në përgjigje të pyetjes nëse ka patur qëndrime të ndryshme lidhur me kërkesën për “Detyrim Paraqitje” për kryetarin e PD Sali Berisha, sikundër edhe juristët janë ndarë nëse do duhej apo jo autorizim nga Parlamenti, Dumani komentoi veprimet që ka kryer SPAK.
“Nuk mund t’i japim Kuvendit kompetenca kushtetuese kur nuk i ka. E kemi diskutuar. Është diskutuar edhe me drejtuesin e prokurororisë. Kërkesa është lënë në fuqi nga të dyja shkallët, edhe ajo e parë edhe nga Apeli”, tha Dumani.
Për McGonigal ai u pyet në kudadrin e një kallëzimi që është bërë në SPAK nga Gazment Bardhi ku Dumani konfirmon regjistrimin e procedimit dhe la të kuptohet se po kryhen hetime por nga ana tjetër nuk komentoi fazën ku ndodhen dhe nëse ka komunikim apo bashkëpunim me autoritetet amerikane.
Dumani: “Ne nuk mund të japim asnjë informacion. Kemi patur një kallëzues (Gazment Bardhi), e kemi informuar për gjithçka që ka kërkuar por i kemi kërkuar të nënshkruajë mbi ruajtjen e sekretit hetimor dhe të mos bëhen publike”.
Sa i përket sekuestrimit ndaj Monika Kryemadhit, apo hetimet ndaj Metës, Dumani tha: “Kontrollet tona janë instrument apo mekanizëm si mjet për të gjetur prova. Sa i takon Metës, është çështje ndaj të cilës po kryhen ende hetime dhe nuk kam një koment”
Për inceneratorin e Tiranës, kreu i SPAK tha se nuk ka fraksion të ndarë, por hetimet vazhdojnë për çdo aktor që ka kryer veprime apo mosveprime, duke mos përjashtuar as kryebashkiakun e Tiranës.
Dumani: “Është në fazë hetimesh paraprake që vazhdojnë në drejtim të çdo faktori që mund të kenë kryer veprime penale, apo persona të tjerë që kanë patur në duar vendimmarrje. Hetimet po bëhen në kuadër të të njëjtit procedim, jo me fraksion (Pyetje: edhe ndaj Veliajt). Do sqarohet pozita e secilit, çdo veprim po verifikohet”.
Dumani iu përgjigj edhe interesimit për çështjen e Sterilizimit dhe polemikave që janë përhapur rreth amnistimit të ish ministrit Ilir Beqja
Dumani: “Jemi prokuror por s’do të thotë të mendojmë dhe arsyetojmë të gjithë njësoj. Kam ndërhyrë me udhëzim detyrues, që në muajin Maj kur nuk ishin dhënë masat e para (për Rrjepaj e Rrapaj). Kam shprehur qëndrimin tim në raport me çështjen dhe rolin e ish ministrit. Prokurorët e çështjes në vijim kanë marrë pjesërisht në konsideratë qëndrimet e mia por edhe të gjyqtarit Bani. Kështu funksionon sistemi, ç’mund të them tjetër”
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë