Kërkoi lirimin nga burgu, GJKKO merr vendimin për Fredi Belerin
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, për revokimin ose zëvendësimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”.
Beleri kërkoi nga GJKKO heqjen ose zëvendësimin e kësaj mase me një masë më të butë, kërkesë e cila iu refuzua nga Shkalla e Parë.
Në vendimin e bërë publik nga GJKKO, thuhet se kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim duke filluar nga dita e nesërme e shpalljes së njoftimit.
NJOFTIM PËR MEDIAT
- Personi nën hetim Dhionisios Alfred Beleri, më datë 26.12.2013 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Revokim ose zëvendësimin e masës së sigurimit.
- Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 112 dhe dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 552, datë 28.12.2023, vendosi:
Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit (të pandehurit) Dhionisios Alfred Beleri, me Nr. 522 Regj. Them. Dt. Regj. 26.12.2023 me objekt “Revokim ose zëvendësim të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 5 ditëve, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës