Nostalgjia e kalendarëve në Gjirokastër, pensionistët të apasionuar pas të vjetrës
Festat e fundvitit kanë rikthyer nostalgjinë e familjeve në Gjirokastër për të blerë mes të tjerash edhe kalendarët e vitit që do të nisë pas disa ditësh.
Librari Ylli Duro tregton kalendarët vjetorë në qytetin e gurtë ndërsa shprehet se ka një rikthim të interesit për të tërhequr kalendarët veçanërisht për mjediset familjare
“Në përgjithësi moshat e treta i kanë nostalgji dhe do ta marrë një kalendar se s’bën, sikur edhe bukë mos kenë për të paguar lekët do vijnë kalendarin ta marrin, e duan të lirë por në përgjithësi nuk kanë ndryshuar çmimet tek dy mijë lekëshi janë sërish. Me pamje nga qyteti i kanë këta që vijnë nga jashtë që kërkojnë kalendar të mirë dhe thonë ka të Gjirokastrës që ta kenë atje”- u shpreh Ylli Duro, librar.
Më të preferuara janë kalendarët me imazhet turistike nga vendi ynë veçanërisht nga qyteti i Gjirokastrës që tërheqin edhe të huajt për ti marrë si kujtim nga udhëtimi i tyre i fundvitit në Shqipëri
“Imazhet pamje nga qyteti ynë të gjithë vijnë dhe kërkojnë edhe një i huaj që vjen thotë ke ndonjë me pamje nga Gjirokastra, mirëpo kalendarët këta vendosin vetëm një nga qyteti ynë dhe në përgjithësi vendosin qytetet e tjera Korçën, etj, por këta që vijnë marrin më tepër duan Gjirokastrën, këtu tek ne edhe këta që vijnë d.m.th e kërkojnë Gjirokastrën të gjithë, të njëjtën kërkesë kanë”- shtoi Duro.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta