Berisha, Meta dhe dosja tjetër e Gërdecit, Dumani flet për hetimet që po kryen SPAK
Në një takim informal me gazetarët kreu i SPAK Altin Dumani, iu përgjigj disa pyetjeve me interes që kanë të bëjnë me çështje konkrete ndaj të cilave organi i akuzës ka hetime, apo akuza të paraqitura në gjykatë.
Mes çështjeve të nxehta që janë në organin e akuzës, Dumani u ndal dhe te arsyet pse SPAK nuk iu drejtua Kuvendit për të kërkuar autorizim për dhënien e masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”.
Dumani theksoi në përgjigjen e tij se Kuvendit të Republikës nuk mund t’i jepen kompetenca të cilat nuk i ka.
“Nuk mund t’i japim Kuvendit kompetenca kushtetuese kur nuk i ka. E kemi diskutuar. Është diskutuar edhe me drejtuesin e prokurororisë. Kërkesa është lënë në fuqi nga të dyja shkallët, edhe ajo e parë edhe nga Apeli”, tha ai.
Sa i përket sekuestrimit ndaj Monika Kryemadhit, apo hetimet ndaj Metës, Dumani tha: “Kontrollet tona janë instrument apo mekanizëm si mjet për të gjetur prova. Sa i takon Metës, është çështje ndaj të cilës po kryhen ende hetime dhe nuk kam një koment”
Kreu i SPAK pranoi hetimin e një fraksioni tjetër për Gërdecin, e cila është mbledhur në një dosje tjetër. “Është një dosje që po punohet, nuk është dosje e fjetur”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës