Homazhe për Vasilis Karas, qytetarët korçarë ndezin qirinj pranë Katedrales

28 Dhjetor 2023 | 17:35

Qytetarët korçarë kanë ndezur qirinj e kanë kryer homazhe pranë katedrales “Ringjallja e Krishtit” për këngëtarin grek Vasilis Karras, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Korçarët në veçanti kanë një lidhje të hershme me këngëtarin e njohur helen, i cili vite më parë ka dhënë dy koncerte per artdashësit e qytetit më të madh në juglindje të vendit, ndaj e për këtë sipas ish deputetit Ligoraq Karamelo lidhjet e korçarëve me Vasilis Karras vazhdojne të jenë të forta.

“Siç dihet ai ka dhënë dy koncerte në Korçë, me mbi 15 mijë pjesëmarrës, fliste përherë me konsideratë për korçarët. Figura e tij është shumëplaneshe, njeri i thjeshtë, ka kryer bamirësi. Jo vetëm këngëtar por e jepte respekt ndaj njeriut të thjeshtë”-theksoi Ligoraq Karamelo, ish-deputet.

“Ne si qytetarë korçare ndiejmë nderim për këtë figurë por e mendimi i tij për Korçën duke na ndihmuar me binjakëzimiet e bashkisë, ka ndihmuar me nevoja shendestore në Greqi,duke treguar dashuri e të veçantë”

“Jemi rritur me këngët e këngëtarit të njohur grek”- kështu është shprehur Dhimitër Dhisho, një nga këngëtarët më të njohur korçarë.

“Ai qe qytetar i Korçës, vërtet grek po u bë e korçar. Koncerti që ka dhënë në Korçë ai e përmendte kudo si arritje artistike. I kemi kënduar këngët e tij dhe do i kendojme, ishte zë i paarritshëm. Ishte idhull për ne këngëtarët. Do mbetet i pavdekshëm dhe i përjetshëm në kujtimin tonë”-tha Dhimitër Dhisho, këngëtar.

Ka qenë 10 Qershor 2000 kur Vasilis Karras ka mbushur një stadium të tërë në Korçë me fansa të cilët ende dhe sot e kujtojnë atë koncert.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026