Masa për festat në Gjirokastër, Policia në gatishmëri për parandalimin e aksidenteve

28 Dhjetor 2023 | 17:01

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në Gjirokastër në këto ditë festash po zbatojnë një plan të veçantë masash për parandalimin e ngjarjeve që cënojnë sigurinë e qytetarëve, goditjen e elementëve të inkriminuar si dhe evitimin e aksidenteve rrugore me pasoja të rënda.

Falë edhe bashkëpunimit me komunitetin, megjithë fluksin e rënduar të lëvizjes si shkak i kthimit të emigrantëve por edhe pranisë të turistëve, në Qarkun e Gjirokastrës nuk janë regjistruar ngjarje problematike.

“Që nga data 26 dhjetor shërbimet e policisë kanë kaluar  në gadishmëri të përforcuar, do të ketë një shtim të punonjësve të policisë, të cilët do të monitorojnë  të gjithë aktivitetin e Qarkut Gjirokastër , do të ketë patrullim në akset rrugore sidomos Kakavije-Kras, i cili është edhe aksi kryesor që neve kemi,  do të monitorojmë të gjithë aktivitetet kulturore-festive  që do të organizohën qoftë në qendrën muzeale Gjirokastër por edhe  në rrethet e Gjirokastrës, Tepelenës dhe Përmet”, tha Altin Demiraj, drejtues i Policisë së Rendit Gjirokastër.

“Ka një fluks të shtuar të mjeteve, sidomos të emigrantëve  dhe turistëtë, të cilët frekuentojnë  Qarkun tonë  dhe në lidhje me masat e mara nga  Drejtoria Vendore Gjirokastër dhe  nga Drejtoria e Qarkullimit Rrugor  na janë vendosur në dispozicion mjete teknike.  alkolmatës dhe  shpejtësimatës radar, të ciloat janë vendosur në funksion  dhe janë vendosur pothuaj në të gjitha akset rrugore”, tha Mehmet Çeli, drejtues i Policisë Rrugore Gjirokastër.

“Bëjmë një apel për gjithë përdoruesit e rrugës  të mos përdoret alkoli, të vendoset rripi I sigurimit,  kaskat mbrojtëse, mospërdorimi I celularit në drejtim të mjetit, përparësitë, parakalimet të cilat janë burim aksidenti”, shtoi ai.

Gadishmëria e përforcuar e bluve të Gjirokastrës për sezonin e festave të fundvitit do të vazhdojnë edhe përgjatë ditëve të para të 2024-ës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026