Pakujdesitë që shkaktojnë zjarre në shtëpi, mes tyre edhe karikuesat e telefonave

29 Dhjetor 2023 | 16:46

Raportimet për rënie zjarri në kryeqytet por jo vetëm, në gjithë Shqipërinë kanë qënë të shumta kohët e fundit.

Vetëm ditën e enjte një zjarr i përmasave të mëdha u parandalua dhe kjo falë ndihmës së banorëve.

Një hekur rrobash i harruar në prizë, u bë shkak që një apartament të shkrumbohej i gjithi në zonën e “Varrit të Bamit”. Kjo nuk është hera e parë që pakujdesi të tilla, kanë sjellë pasoja të mëdha.

“Kemi pasur raste, në banesa që është shfaqur zjarri dhe nga karikusi i telefonit. Shpeshherë dhe në e shohim që karikuesët janë të nxehur… Duhet që në banesa sa hërë largohen të kontrollojnë pasijet elektroshtëpiake, qoftë dhe pema e Vitit të Ri apo dhe një karikues telefoni”, tha Shkëlqim Goxhaj, drejtor i Zjarrfikëses në Tiranë.

Një tjetër problem që vijon të jetë prej shumë kohës, pavarësisht thirrjes për kujdes, janë bombulat e gazit. Rrjedhjet e gazit janë në krye të listës sa i takon shkaktarëve për akvitizimin e një vatre zjarri.

Kreu i Zjarrfiksës Tiranë, ngre një tjetër shqetësimin, sidomos për banesat, të cilat nuk kanë asnjë masë parandaluese në rast të rënie zjarri.

“Duhet të kenë në banesa fikse zjarri, në banesa mendoj që një % e vogël i zotërojnë, në bzinese është pothuajse 100%”, tha Shkëlqim Goxhaj, drejtor i Zjarrfikëses në Tiranë.

Zjarri në afërsi të ish-parkut të autobuzave, zjarri në qëndrën Metropol në Lushnjë, në fabriken e bojrave në Maminas, kanë qënë ndër më të vështirët që kanë rënë në vitin 2023, ku dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026