“Gruaja ime merr 200 mijë lekë pension në muaj”, Ceka: Unë marr 7-fishin e saj
Duke marrë parasysh detyrat apo objektivat që shqiptarët kanë realizuar gjatë vitit 2023, 32.2% e tyre ose shumica e të anketuarve në sondazhin e Barometrit, e kanë vlerësuar veten me notën 8. Ndërsa 26.9% e kanë vlerësuar veten me notën 7.
Historiani Neritan Ceka është shprehur se Shqipëria nuk është ashtu siç e shfaqin.
I ftuar në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ai ka thënë se gruaja e tij merr 200 mijë lekë në muaj, ndërsa vet ai merr 7 fishin e saj.
Mes tjerash ai nënvizoi se Shqipëria po ecën.
“Media krijon imazh të gabuar për atë që Shqipëria është realisht. Gruaja ime pensioniste merr 200 mijë lekë në muaj. Unë jam me pension shtetëror marrë 7 herë më shumë se familja ime. Kjo është gjendja. Një pjesë e mirë e të pakënaqurve kanë ikur nga Shqipëria. Rezultati është ky, që Shqipëria po ecën. Është naiviteti i popullit që shprehet në këtë mënyrë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West