Varhelyi: I kam sugjeruar Parlamentit Europian 28 milionë euro fonde për Shqipërinë
Komisioneri i BE për Zgjerimin Oliver Varhelyi u intervistua nga gazetarja Ilva Tare gjatë vizitës së tij në Tiranë, ku u pyet edhe për stimujt që do të përdorë BE për të shpërblyer vendet e rajonit, të cilat presin në portën e BE për hapje të negociatave të anëtarësimit.
“Kur përmendet më herët ndihmën ekonomike që do të marrin vendet e rajonit kjo ka pasur të bëjë me atë shpërblim për performancën për Shqipërinë 28 milion euro, ky është një nga stimujt që do të përdorni, apo po flitet këtu për instrumente të tjera?”, pyeti znj. Tare.
“Stimuli i sotëm është një gjë që të cilën e kemi tashmë me fondet e para aderimet dhe kjo ka të bëjë me arritjet e Shqipërisë dhe prandaj unë iu kam sugjeruar Parlamentit Evropian që të alokojë 28 milion euro për Shqipërinë,” saktësoi Komisioneri Oliver Varhelyi.
Ai sqaroi se paketa ekonomike ose paketa e zhvillimit ekonomik do të jetë një plan i madh afatmesëm dhe afatgjatë për t’i integruar shtetet, shoqërinë dhe ekonomitë e Ballkanit perëndimorë më shpejt me ato të BE.
Varhelyi vizitoi gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri edhe qytetin bregdetar të Durrësit, i cili pa pasoja shkatërrimtare nga tërmeti i 26 nëntorit dhe u pyet gjithashtu për ndjesinë që mori nga vizita.
“Më duhet të them që ishte shokuese, ishte tronditëse. Shpresoj shumë që ne do të vazhdojmë dhe do të japim dhe, do ta japim ndihmën tonë natyrisht për dëmet e tërmetit dhe shpresoj që këtë ta bëjmë sa më shpejt të jetë e mundur dhe prandaj Komisioni në dt. 17 shkurt në Bruksel do të organizoj Konferencën e Donatorëve. Do të jetë presidentja Von der Leyen, ajo do ta çelë këtë konference, do të kemi Kryeministrin shqiptar z. Edi Rama”, tha komisioneri.
Pyetur lidhur me vlerën financiare që synohet të mblidhet nga konferenca e donatorëve, Varhelyi u përgjigj se do të shihet raporti që do të bëhet për nevojat pas tërmetit.
“Kemi një ide të përafërt sa i përket dëmit të shkaktuar, në kuptimin e shifrës, por po presim pra raportin, por natyrisht ne po e diskutojmë këtë gjë me të gjitha shtetet anëtare të OKB-së, me institucionet e ndryshme ndërkombëtarë financiare, edhe Komisioni po shef buxhetin e vet që të japim ndihmën maksimale për Shqipërinë,” përfundoi Varhelyi.
Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin