Koreja e Veriut do të lëshojë tre satelitë të rinj spiun në hapësirë në vitin 2024

31 Dhjetor 2023 | 08:45

Koreja e Veriut planifikon të lëshojë tre satelitë të tjerë spiun vitin e ardhshëm.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, kjo bëhet si pjesë e përpjekjeve për të rritur ushtrinë e saj.

Muajin e kaluar Pheniani vendosi një satelit spiun në hapësirë dhe pretendon se që nga ai moment ka fotografuar objektet kryesore ushtarake të SHBA dhe Koresë së Jugut.

Duke përcaktuar synimet e tij për vitin 2024, Kim Jong Un tha gjithashtu se marrëdhëniet e tij me Korenë e Jugut do të kishin “ndryshim themelor”.

Duke folur në një takim të fundvitit të Partisë së Punëtorëve të Koresë në pushtet, Kim deklaroi se bashkimi me Korenë e Jugut tani nuk ishte më i mundur, duke shtuar se Seuli e trajton vendin e tij si armik.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë në gjendje të keqe. Muajin e kaluar, pas lëshimit të satelitit spiun, Pheniani bëri një marrëveshje me Seulin që kishte për qëllim uljen e tensioneve ushtarake.

Koreja e Veriut gjithashtu vazhdoi testet e rregullta të raketave të saj gjatë vitit 2023 dhe në fillim të këtij muaji gjuajti raketën e saj më të avancuar me rreze të gjatë, duke sfiduar kufizimet e OKB-së.

Lëshimi i raketës balistike ndërkontinentale, e cila ka rreze veprimi për të arritur në kontinentin e Amerikës së Veriut, u dënua menjëherë nga Perëndimi. Ndërkohë Koreja e Veriut është e pakënaqur që Koreja e Jugut rrit bashkëpunimin e mbrojtjes me SHBA-në, pasi një nëndetëse amerikane e armatosur me armë bërthamore mbërriti në ujërat e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026