Shisnin fishekzjarre dhe kapsolla në rrugë, vihen nën hetim dy persona

31 Dhjetor 2023 | 09:55

Dy persona janë vënë nën hetim nga pasi u kapën në flagrancë teksa shisnin lëndë piroteknike (fishekzjarre dhe kapsolla) në rrugët e lagjeve “Emin Matraxhiu” dhe “Brigada 17 Sulmuese” në Elbasan.

Policia bën me dije se për këtë veprimtari të paligjshme materialet hetimore për 25-vjeçarin me inicialet Sh.B. dhe 44-vjeçarin L.T. tashmë janë dërguar në prokurori.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan-Patrullimet 24/7, gjatë ditëve festive, konstatojnë 2 raste të veprimtarisë së kundërligjshme, të shitjes në rrugë, të lëndëve piroteknike të kontrabanduara.

Procedohen penalisht 2 shtetas dhe sekuestrohen kuti me fishekëzjarrë dhe kapsolla.

Gjatë kontrolleve të vazhdueshme në terren, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, konstatuan se në rrugë, në lagjet “Emin Matraxhiu” dhe “Brigada 17 Sulmuese”, 2 shtetas shitnin lëndë piroteknike të dyshuara të kontrabanduara dhe se fshiheshin të ardhurat e përfituara nga ky biznes.

Për këto paligjshmëri, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për këta 2 shtetas, konkretisht: Sh. B., 25 vjeç dhe L. T., 44 vjeç, të dy banues në Elbasan. Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa kuti me fishekëzjarrë dhe kapsolla.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Klevis Lleshit, ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

Në kuadër të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, është ekstraduar nga Italia shtetasi Sajmir Kolaveri, 44 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas...
10:39 | 06/06/2026

Sfida e radhës për Eva Buzon, maratonë noti në ujërat e Jonit

Avokatja dhe rekordmenia shqiptaro-australiane në not, Eva Buzo, është rikthyer sërish në Vlorë për të ndërmarrë një tjetër sfidë të rëndësishme në ujëra të hapura....
10:21 | 06/06/2026

Shpërthim me lëndë plasëse në Rrilë të Lezhës, dëmtohet një banesë

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në fshatin Rrilë, në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake, lënda...
10:11 | 06/06/2026