Urgjenca kombëtare në gatishmëri, Brataj: Kujdes nga fishekzjarrët dhe alkooli
Thirrjet në drejtim të numrit 127 të urgjencës kombëtare, shtohen në dhjetor. Drejtuesi I këtij institucioni, Skënder Brataj, thotë se urgjenca janë të shumta, ndërsa thekson se mbizotërona aksidentet automobilistike.
“Gjatë festave, kujdesi më i madh duhet bërë përdorimi i alkoolit, sidomos, siç po shikojmë dhe momentet e fundit shumë të rinj , është mania e garave të shpejtësisë, që pothuajse çdo garë përfundon në tragjedi, pija po ashtu është problem, mos nis makinë n.q.s. ke pirë”,-tha drejtori i urgjencës kombëtare Skënder Brataj.
Festat shoqërohen dhe me përdorimin e fishekzjarrëve. Në ditën e ndërrimit të viteve, janë me dhjetëra rastet që i drejtohen urgjencës me lëndime të ndryshme.
“Festat e fundvitti me mjete piroteknike janë burim aksidentesh, dëmtimesh sidomos dhe këshilla është të përdoren sa më pak, po sidomos ato që përdoren të jenë të kontrolluara , brenda normave europiane, të përdoren nga të rriturit jo nga fëmija, sepse kurioziteti dhe kënaqësia që i jep del tej kujdesit të tij dhe mjafton spostimi i dorës. Të mos drejtohen drejt dritareve, të mos mbahet fëmija afër, të drejtohet nga qielli jo nga dritaret, shkaktojnë djegie, intoksimi, zhurmat”,-tha drejtori i urgjencës kombëtare Skënder Brataj.
Për të përballuar të gjitha rastet që do të kenë nevojë për ndihmë mjekësorë, Shërbimi I urgjencës Kombëtare është venë në gatishmëri të plotë. Brataj, thekson se janë shtuar ekipet në terren dhe materialet e nevojshme për të dhënë ndihmën e parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë