Ukraina raporton për një “numër rekord” të sulmeve me dronë nga Rusia

1 Janar 2024 | 17:42

Ushtria ukrainase pretendoi se Rusia ka lëshuar 90 dronë gjatë natës, duke e cilësuar si “numër rekord” të sulmeve ajrore.

Forcat Ajrore shkruan më 1 janar në Telegram se kanë shkatërruar 87 dronë Shahed të prodhimit iranian, duke shtuar se mbrojtja ajrore ka intervenuar në mbarë vendin.

Një civil është vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi në qytetin-port të Odesës në Detin e Zi, tha kreu i administratës rajonale, Oleh Kiper.

Ushtria ukrainase tha se sulmi me dronë në Odesa shënjestroi infrastrukturën e portit.

“Një numër i dronëve u nisën nga deti drejt zonës bregdetare”, tha Komanda Jugore e ushtrisë.

Kjo komandë po ashtu tha se Rusia kishte tre luftanije në Detin e Zi të armatosur me raketa Kalibr.

Po ashtu, universiteti në Dubaljani të Lvivit ka pësuar dëme për shkak të sulmeve me dronë.

Gjatë adresimit për Vitin e Ri, presidenti Volodymyr Zelensky, falënderoi ukrainasit për rezistencën ndaj pushtimit rus dhe u bëri thirrje që të jetojnë në bazë të rregullit: “ose punoni ose luftoni”.

“Sepse organizata më e madhe terroriste në botë është kundër nesh”, tha ai.

Në një mesazh të ndarë për Vitin e Ri, kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, tha se vitit 2023 ishte “një periudhë e vështirë” dhe qëndrueshmëria e shtetit “u bë më e fortë”.

“Ne hyjmë në vitin 2024 me besim në një fitore në të ardhmen dhe paqe”, shtoi ai.

Ukraina përballet me pushtimin e paprovokuar rus që nga shkurti i vitit 2022.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026