Kalaja e Pogradecit e rijetëzuar, në 2024 synohet të kthehet në një pikë turistike

1 Janar 2024 | 21:00

Kalaja e Pogradecit është një nga asetet më të njohura të trashëgimisë së kulturës në këtë qytet. Kala e cila sipas specialistëve të fushës ka qenë e populluar që në shekullin e 4 dhe të 5 para Krishtit.

Sipas arkeologes Froseda Angjellari, kjo kala ka në brendësi të saj elementë shumë të rëndësishëm të historisë së këtij qyteti zbulimi i të cila do të sjellë për vizitorët diçka të re në fushën turistike të Pogradecit.

“Kalaja si vendbanim gjurmën më të hershme i ka në shekullin e 5 të para lindjes së Krishtit. Muret janë ndërtuar në shekullin 4 dhe për 1 mijë vitet në vazhdim sa ajo ma funksionuar janë rindërtuar sërish në antikitetin e vonë diku tek 1500 vjet më parë. Kjo kala konsiderohet një nga vendbanimet e mirëfillta ilire, që do të thotë se ka qenë një qytet i vogël ndoshta një nga qendrat administrative më të rëndësishme të zonës në periudhën Ilire”, thotë arkeologia.

Në projektet e vitit 2024, në fokus është rijetëzimi I plotë i Kalasë,  e cila bashkë me Muzeun e Palafiteve dhe lagjet historike do të jenë  qendrat më të vizituara nga vendasit dhe të huajt. Një muze me objektet arkeologjike të gjetura do të ekspozohen për turistët si dhe një shtëpi etnografike dhe kështu vizitorët do të kenë një mundësi më shumë për të parë dhe njohur historinë e një qyteti kaq të lashtë.

Projekti i cili financohet me fondet e BE ka në vetvete ngritjen  e një muzeu arkeologjik, zbulimin e mureve të kalasë dhe rehabilitimin e rrugës drejt këtij destinacioni të ri turistik e arkeologjik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026