“Jemi zemërthyer”, -flet mikesha e policit në SHBA që vrau shqiptaren dhe 2 fëmijët
“Asnjëherë nuk e di se çfarë po ndodh në mendjen e dikujt tjetër”, kështu u shpreh mikesha e efektivit të policisë i cili i mori jetën gruas së tij shqiptare dhe dy djemve të tyre 10 dhe 12-vjeç.
Mikesha e tij u shpreh se “zemra e saj është rënduar shumë” nga kjo histori.
Ornela Morgan, shtetase shqiptare me orgjinë nga Korça bashkë me dy djemtë e saj 10-12 vjeç janë vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj amerikan, në SHBA, në shtëpinë e tyre që kushtonte rreth 600 mijë dollarë.
Watson Morgan pas vrasjes masakër që i ka bërë familjes së tij ka vrarë dhe veten.
Policia shprehet se ende nuk ka një motiv për ngjarjen e rëndë ndërkohë që ende vijojnë hetimet.
“Ndonjëherë ndodhin gjëra që janë të vështira për t’u kuptuar. Ju pyesni veten nëse kishte ndonjë gjë që mund të kishit bërë për të ndryshuar rezultatin. A ka diçka që mund të kishit thënë për të ndryshuar trajektoren? Ne të gjithë kemi udhëtimet tona individuale edhe pse e zëmë këtë hapësirë që e quajmë tokë së bashku. Asnjëherë nuk e dini se çfarë po ndodh brenda kokës së dikujt”, tha Jones-Arietta mikesha e efektivit të policisë.
Në vendngjarje u sekuestrua një pistoletë dhe policia tha se qytetarët nuk janë në rrezik.
Policia e Bronxville tha se Watson nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes të Premten, kështu që ata kontaktuan policinë e Clarkstown për të bërë kontrollin e mirëqenies.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet