Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak për të rinjtë
Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak pas 13 vitesh ndërprerje. Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njofton se nga ky vit, të rinjtë serbët që kanë mbushur moshën mbi 18 vjeç janë të detyruar të kryejnë shërbim të detyrueshëm ushtarak prej 4 muajsh.
Vendimi është propozuar nga shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura serbe dhe pritet të miratohet nga Presidenti i Serbisë dhe komandatit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Aleksandar Vuçiç. Sipas ministrisë serbe, vendimi synon të përgatisë ushtarakisht trupën rezerviste të ushtrisë serbe.
Në vitin 2011 qeveria serbe hoqi shërbimin e detyrueshëm ushtarak duke e bazuar funksionimin e forcave të armatosura vetëm në ushtarakët profesionist me pagesë. Por ekspertët serbë vlerësojnë se duhet rikthyer trajnimi ushtarak te të rinjtë. Llogaritet se shërbim të detyrueshëm ushtarak do të kryejnë çdo vit rreth 70 mijë të rinj.
Ushtria serbe, sipas të dhënave zyrtare, ka një personel aktiv prej 22 mijë e 500 ushtarakësh dhe një numër prej 600 mijë rezervistësh pasiv.
Ministria thotë se përgatitja ushtarake e serbëve është e nevojshme për të përballuar sfidat e sigurisë me të cilat po përballet Serbia.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet