SPAK-u “shënjestron” sterilizimin, gati 12 fletëthirrje për të kallëzuarit nga Shoqëria Civile
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit SPAK identifikon 12 personat që nga e hëna 20 janarit do të pyeten në lidhje me kontratën koncesionare të sterilizimit.
Pas regjistrimit të këtij kallëzimi janë caktuar dy prokurorë të Njësisë së Korrupsionit në SPAK dhe kanë nisur veprimet konkrete.
Burime sqaruan për mediat se fillimisht do të pyeten personat e kallëzuar që kanë firmosur kontratën Partneritet-Publik-Privat si dhe përfaqësuesit e kompanisë private përfituese e këtij partneriteti.
Kallëzimi u dorëzua nga një organizatë e shoqërisë civile në SPAK më 23 dhjetor dhe me anë të tij kërkohet hetimi i ish-zyrtarëve të lartë të cilës, sikurse thuhet në kallëzim i kanë kaluar padrejtësisht një shërbim publik me kosto të ulët një kompanie private duke harxhuar më shumë para nga buxheti i shtetit.
Gjesti i veçantë i protestuesve, u dhurojnë lule efektivëve të policisë (VIDEO)
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesve, u dhurojnë lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera