Berisha komunikon nga dritarja, Balla: E papranueshme, do trajtohet si gjithë tjerët

4 Janar 2024 | 15:36

Komunikimin e Sali Berishës nga dritarja me mbështetësit e tij, teksa ndodhet në masën e arrestit shtëpiak, Ministri i Brendshëm Taulant Balla e ka cilësuar të pa pranueshëm.

Gjatë një konference për shtyp i pyetur nëse  ish-kryeministri është kontrolluar nga autoritetet policore për zbatimin e masës së sigurisë, Balla siguroi se Sali Berisha do të trajtohet njësoj si gjithë të tjerët para ligjit, për një aferë që e cilësoi rast tipik korrupsioni.

Berishës, asokohe kryeministër i vendit, Balla i rikujtoi edhe një tjetër çështje, 21 janarin.

Duke e cilësuar si një krim shtetëror, ai deklaroi se predha që vrau Aleks Nikën, vrasje e cila ka mbetur ende pa autor do të dërgohet për ekspertizë në Itali.

Teksa bëri një bilanc të vitit 2023,  Balla tha se në 2024-ën, prioritet i Policisë së Shtetit do jetë parandalimi i ngjarjeve kriminale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026