“Meriton dënim të ashpër”| Daçiç kritikon Cameron për mbështetjen që i dha Kosovës

4 Janar 2024 | 14:48

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha të enjten se deklarata e sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron, gjatë një vizite në Prishtinë se Britania e Madhe do ta ndihmojë Kosovën për të marrë njohje të reja, është “jashtëzakonisht hipokrite” dhe “meriton dënimin më të ashpër”.

“Ai nuk e tha asnjë fjalë për Albin Kurtin dhe të ashtuquajturën Kosovë që refuzojnë ta zbatojnë Marrëveshjen e Brukselit për 11 vjet, e cila, ndër të tjera, u nënshkrua dhe u garantua në emër të Bashkimit Evropian nga britanikja Catherine Ashton”, tha Daçiç më 4 janar për agjencinë e lajmeve të Serbisë, Tanjug.

Ai shtoi se Serbia “do të vazhdojë të jetë një faktor konstruktiv në dialog”, por se ajo ka të drejtë “t’i mbrojë interesat e veta kombëtare dhe shtetërore dhe integritetin e vet territorial”.

“Unë do ta ftoja Cameronin, kur të kthehet në Londër, të dalë jashtë zyrës së tij dhe ta shikojë muralin që shfaq Britaninë me aleatët pas Luftës së Parë Botërore, ku Serbia dhe Belgjika shfaqen si vajza të vogla të varura nga fundet e Britanisë si mbrojtëse e tyre. Është koha, koleg Cameron, ta heqësh atë mural, që është histori, ose të mendosh për deklaratat e tua”, tha Daçiç.

Të enjten në Prishtinë, Cameron theksoi se Britania e Madhe do ta ndihmojë Kosovën në aspiratat e saj duke përmendur këtu procesin e njohjeve të reja.

“Jemi përkrahës të mëdhenj të pavarësisë, sovranitetit dhe të drejtës së Kosovës për t’u njohur nga të tjerët si një vend i plotë, sovran dhe anëtar i familjes së kombeve”, nënvizoi ai.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Cameron është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Cameron tha se, vitin që shkoi, ishin 600 trupa britanike në kuadër të misionit të KFOR-it. Britania e Madhe, po ashtu, trajnon pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026