Cameron nga Kosova: Jam këtu për t’iu mbështetur, promovuar e ndihmuar
“Ne jemi mbështetës të fuqishëm të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës”, ishte një ndër mesazhet që ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, David Cameron dha gjatë një konference për media këtë të mërkurë nga Prishtina.
Cameron, i cili ndodhet në Kosovë që prej ditës së djeshme deklaroi se Britania e Madhe mbështetndihmën dhe promovimin e Kosovës.
Sekretari britanik theksoi se në takimet e zhvilluara u fol edhe për trajnimin e disa pjesëtarëve të FSK-së në Britani, si dhe për çështjet ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit.
“Jam këtu për të mbështetur, promovuar dhe ndihmuar Kosovën në të gjitha mënyrat. Do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën, keni pasur sfida në korrupsion dhe ekonomi, por sfida kryesore është për të ndërtuar një shtet që është i sigurt për të gjitha komunitet në Kosovë. Në padyshim do ju ndihmojmë juve”, tha Cameron.
Cameron u shpreh se Britania e Madhe ndhet krenare që mbështet Kosovën, duke nënvizuar faktin se 600 trupa të ushtrisë së tyre janë të dislokuar aty.
“Ne jemi krenar për faktin që Britania e Madhe ka një rol të rëndësishme në KFOR, kemi rreth 600 trupa të dislokuara në Kosovë, jemi krenar që po mbështesim dhe trajnojmë ushtrinë tuaj”, shtoi diplomati britanik.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë