Pas refuzimit të vizitës në Serbi, Sveçla inspekton kufirin verior të Ujmanit

4 Janar 2024 | 16:34

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, zhvilloi këtë të enjte një inspektim në kufirin verior të liqenit të Ujmanit.

Me motor me katër rrota si dhe i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha, së bashku me ministrin Elbert Krasniqi, Sveçla vizitoi kufirin verior të liqenit në kufi me Serbinë, në afërsi të fshatit Bërnjak.

Sveçla tha se në takim u bisedua dhe në lidhje me avancimin e kapaciteteve në pikat kufitare, sidhe për menaxhimin sa më efikas të brezit kufitar.

“Bashkë me Ministrin Elbert Krasniqi, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha dhe Drejtorin e Departamentit të Kufirit Fehmi Xhata, sot kemi vizituar brezin kufitar verior mbi fshatin Bërnjak, që shtrihet përgjatë asetit tonë, Liqenit të Ujmanit.

Policia jonë në nivelin më të lartë të detyrës e me vigjilencë po mbronë kufinjtë tanë dhe po vazhdon të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë. Kjo pavarësisht sulmeve të njëpasnjëshme të grupeve kriminale e terroriste të Serbisë, të cilat janë bërë 115 sosh vetëm në veriun e vendit tonë.

Bashkë me ekipin, zyrtarët policor kufitar e të Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit biseduam për nevojën e avancimit të kapaciteteve tona në pikat kufitare e në menaxhimin sa më efikas të brezit tonë kufitar.

Mbështetja ime nuk do të mungojë për Policinë e Kosovës për të garantuar siguri e integritet të Republikës sonë”, shkruan Sveçla në facebook.

Kujtojmë se më herët Sveçla njoftoi dhe refuzimin që Serbia i bëri kërkesës së tij për të viztuar Luginën e Preshevës. Ai nënvizoi se dhe Kosova do t’i përgjigjet me reprocitet për raste analoge.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026