Borrell: Liberalizimi i vizave për Kosovën i sjell përfitime edhe BE-së
1 Janar 2024 |
19:02
Shefi i lartë i BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell, e ka quajtur vendim historik, liberalizimin e vizave për kosovarët.
Përmes një postimi në platformën X, Borrell shprehet se heqja e regjimit të vizave i sjell Kosovës përfitime të rëndësishme por edhe BE-së.
“Hyn në fuqi një vendim historik i BE-së. Qytetarët e Kosovës që nga sot mund të udhëtojnë në BE pa viza. Kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. I gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave #IntegrimiEuropian”, shkroi Borrell.
LEXONI GJITHASHTU:
- Borrell thirrje Kosovës dhe Serbisë nga selia e NATO-s: Zbatoni marrëveshjet!
- Tensionet Kosovë-Serbi, Borrell paralajmëron takim tjetër me Kurtin dhe Vuçiçin
Lajme të Sugjeruara
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë