Bie akuza për korrupsion, çështja e Artan Shkëmbit kalon në Prokurorinë e Tiranës

15 Mars 2021 | 12:13

Çështja e Artan Shkëmbit, nga SPAK ka kaluar në Prokurorinë e Tiranës, pasi ndaj ish-zyrtarit ka rënë akuza e korrupsionit.

Aktualisht mbi Shkëmbin rëndon akuza e nxjerrjes së sekretit, akuzë kjo që nuk hetohet nga SPAK.

Shkëmbi prej disa muajsh është i pezulluar, pasi po hetohet për dekonspirim operacionesh.

Sipas informacioneve, Shkëmbi i cili mbante edhe detyrën e numrit 2 të Operacionit Forca e Ligjit, ka dekonspiruar një informacion të kërkuar nga një agjenci ligjzbatuese e huaj për një shtetas me precedentë penalë.

Shkëmbi në të kaluarën ka mbajtur edhe detyrën e kreut të Task-Forcës së krijuar kundër krimit, në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Fatmir Xhafaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026