30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA, ambasadorja Kim: Jemi me ju
Sot shënohet 30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në Twitter ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim ka risjellë në vëmendje fjalët e para të sekretarit amerikan të shtetit Baker kur erdhi në Shqipëri: ne jemi me ju dhe ju jeni me ne, gjë që sipas saj do të jetë gjithmonë kështu.
“Më 15 mars, 1991, SHBA dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet, duke rilidhur popujt e dy vendeve zyrtarisht. Kur Sekretari i Shtetit Baker erdhi në Shqipëria, ai deklaroi “Ne jemi me ju, e ju jeni me ne!” Kjo deklarata mbetet edhe sot e vërtetë. Do të jetë gjithmonë e vërtetë. Gëzuar!” shkroi ambasadorja.
Edhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka përmes një postimi në Twitter i cilësoi këta 30 vjet, bashkëpunim dhe mbështetje që kanë ndihmuar në transformim e Shqipërisë.
“Shqipëria dhe SHBA festojnë 30 vite së bashku, 30 vite bashkëpunim dhe mbështetje që kanë ndihmuar në transformim e Shqipërisë.
Partneriteti ynë strategjik, i ndërtuar mbi themelet e miqësisë së vërtetë dhe vlera të përbashkëta midis popujve tanë është tashmë më i fortë se kurrë”, shkroi në Twitter ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti